BENEFITET E KOLAGJENIT
Kujdesi I lëkurës
Shëndeti i lëkurës nuk vjen vetëm nga kremrat dhe serumet që aplikoni në shtresën e jashtme të saj. Lëkura rritet e riparohet nga brenda-jashtë, kështu që ka nevojë dhe për një suport të brendshëm. Një dozë e përditshme prej 10g peptide kolagjeni është një bazë e shkëlqyer për tia shtuar kujdesit tuaj përmes dietës.
Kujdesi I kyçeve dhe kockave
Kolagjeni është një nga blloqet ndërtuese të indit lidhës në nyjet tona. Studimet e fundit tek individët që stërviten tregojnë rezultate premtuese nga reagimi i kolagjenit në nyje, si tek atletet e gjithashtu tek te moshuarit. Pavarësisht moshës apo nivelit të aktivitetit tuaj, shëndeti i kyçeve është i rendësish!
Kujdesi i flokut
Kolagjeni është i pasur me aminoacidet që trupi juaj ka nevojë pet të ndërtuar keratinën, proteinën që përben flokët. Edhe pse nuk ekziston akoma një studim për përdorimin e kolagjenit për rritjen e flokëve, mund të themi që është një element që mund ta shtoni për mirëmbajtjen e tyre
LËKURA
Kolagjeni gjendet natyrshëm në lëkuren tonë. Ai e mban lëkuren nga varja e rrudhat, ama me kalimin e viteve, dendësia e kolagjenit bie.
Një studim i fundit bën me dije se 10 g kolagjen në ditë tregoi një rritje të densitetit të kolagjenit e zbutje të lëkurës. Çdo porcion i peptideve tona të kolagjenit përfshin 10g kolagjen dhe 100% vlerë ditore të vitaminës C.


KYÇET DHE KOCKAT
Ashtu si lëkura, kyçet e kockat tona janë gjithashtu inde lidhëse. Meqenëse kolagjeni është një nga blloqet ndërtuese të indeve lidhëse, me kalimin e viteve do të vërejmë një rënie të kolagjenit për shkak të moshës. Nga studimet e bëra 10g kolagjen në ditë kanë treguar lehtësim të dhimbjes në nyjet e gjurit tek atletët e gjithashtu tek individët mbi moshën 40 vjeç.
Përse VITAMINA C?
Zakonisht na pyesin nëse peptidet tona të kolagjenit përmbajnë vitamine C, ose pse ato përmbajnë 100% vlere ditore të vitaminës C.
Vitamina C është e nevojshme për sintezën natyrale të kolagjenit në trupin tonë. Ndërkohe që shumica e individëve marrin një sasi të mjaftueshme Vitamine C në ditë për këtë proces natyral, ne sigurohemi që të gjithë ata që konsumojnë peptidet tona të kolagjenit të marrin 100% të vlerës në ditë.
Vitamina jone C vjen nga një ekstrakt i manave të aceroles dhe peptidet tona të kolagjenit ëmbëlsohen natyrshëm. Ato kanë një shije të lehtë të ëmbël dhe përzihen thjesht me çdo pije.
FAKTE MBI SUPLEMENTIN
*Përqindja e vlerës ditore nuk është përcaktuar
Kalori: 40 (kolagjeni nuk është një proteine e plotë dhe nuk duhet të llogaritet në objektivat e dietës tuaj)
Përberë të tjerë: Ekstrakt I frutave monk.
Udhëzimet: Përzieni 1 lugë (scoop) me 8 oz ujë ose pijen tuaj të preferuar. Tundeni mirë.
