DALLIMI I SELECT VEGAN
Amino Acid Profile
Proteinat me bazë bimore kanë profile aminoacide më të dobëta në krahasim me mishin dhe qumështin, duke e bërë të vështirë për veganët të marrin proteina të mjaftueshme cilësore. Profili është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për marrjen e konsiderueshme të proteinës në dietën tuaj për qëllimin e rritjes së muskujve. Studimi ynë na çoi në një përzierje specifike të proteinave që përputhet ngushtë me profilin e produkteve të qumështit.
Shija dhe Tekstura
Nëse keni provuar më parë proteina me bazë bimore, keni ndjerë shijen e tyre prej dheu dhe ndjesinë e kokrrizave në gojë. Select Vegan nuk është vetëm proteina vegane më e mirë që keni provuar, por është një lige më vete. Shija jonë ju godet dhe tekstura është më e imëta që mund të gjeni.
Zero
Select Vegan është pa laktozë, duke e bërë atë zgjedhjen më të mirë për individët me intolerancë ndaj laktozës.
Është no-GMO, pa sojë dhe ne nuk përdorim hemp, gjë që shkakton gazra dhe fryrje të konsiderueshme. Select Vegan është i ëmbëlsuar e aromatizuar natyralist. Të gjithë ingredientët janë të testuar nga palë të treta.

Jo të gjithë proteinat janë të krijuara njësoj.
Konsumi i një diete me bazë-bimore ose me kufizime të caktuara, mund tja u bëjnë të vështirë marrjen e sasisë ditore të mjaftueshme të proteinës. Mos harroni, nuk ka rëndësi vetëm sasia e proteinës që merrni por dhe cilësia e saj. Një dietë e cila përmban vetëm element si kolagjeni, arrat, gruri ose fasulet mund ta lerë të paplotësuar qëllimin tuaj të vlerës së proteinës që doni të arrini.
Proteina vlerësohet duke përdorur një mase të njohur si vlera biologjike (BV).
Nga një vlerë 0-100, ku 100 është më e mira, shumica e burimeve të proteinave shtazore shënojnë 90+, ndërsa fasulet e gruri vlerësohen tek të 50at.
Proteinat e bizeleve dhe orizit janë disa nga vlerat më të larta biologjike me bazë bimore, që vlerësohen rreth 70. Ne bëjmë një hap me tej duke përdorur një raport specifik të bizeles me orizin për të sjellë përbërjen totale të aminoacideve duke imituar sa më tepër mishin.
Ne shmangim proteinat kufizuese si soja, të cilat i shmangin kryesisht dhe të tjerët, si dhe disa nga burimet të reja të proteinës “në modë” si farat e hemp apo të kungullit. E re nuk do të thotë gjithmonë më e mirë, zakonisht është thjesht një marketing i mirë dhe emocionues. Disa nga këto si hemp-i në veçanti, do tiu lënë të fryre 6-8 orë pas konsumimit.
Select Vegan është i njohur për tretshmërinë e tij të mahnitshme dhe është bërë një element kryesor në dietat e përditshme për ata që deshifrojnë të shmangin proteinat me bazë qumështi.
Nuk do të gjeni një proteinë vegane më të lehtë dhe me shije më të mirë se kjo! Me të gjitha lëndët e para të testuara nga palë të treta e përmbajtjen e proteinave të çdo grupi të certifikuar, ju mund t’i besoni me te mirës.

Per kë përdoret?
Select Vegan është krijuar për individët që kanë një dietë me bazë bimore, veganët ose ata që janë intolerant ndaj laktozës.
Për meshkuj & femra njësoj, kjo proteinë nuk ka ndarje gjinore.
Mund të përdoret si një element kryesor në ditën tuaj për të marrë më shumë proteinë, ose si burim proteinash pas stërvitjes, ose të dyja.
Meqenëse po fillojmë me një bazë proteine të ndryshme, shijet tona do të kenë një profil shije dhe cilësie paksa të ndryshme nga shija e respektive e proteinës tone Select.
Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë opsione që përmbushin qëllimet tuaja në shijet që dëshironi.
Fakte mbi suplementin!
Përbërës të tjerë: Koncentrat Pea Protein, Koncentrat i brown rice Protein, aromë natyrale, pluhur kakao, ekstrakt Stevia, kripë, guar gum.
